Kaloni te përmbajtja kryesore

Dafina ka diçka për të thënë pas bashkëpunimit me Lyrical Son

 
Një prej këngëve që është pjesë e albumit të ri të këngëtares Dafina Zeqiri që titullohet “Dafinë Moj”, është edhe bashkëpunimi që solli me reperin Lyrical Son.
Kënga “Llafe Llafe” në bashkëpunim me Lyrical Son u publikua më 8 gusht.
Dafina në Instagram, ka treguar si lindi bashkëpunimi i saj me reperin Lyrical Son.
“Projekti i fundit ft. Lyrical i cili do të jetë edhe pjesë e albumit #Dafinëmoj u jetësua nga dashuria juaj për të. Unë çdo kompliment dhe dashurinë tuaj që më dhuroni për ditë e çmoj shumë dhe ju falënderoj nga zemra! Muzika dhe kreativiteti për të sjellë gjëra të bukura për ju janë brenda meje, por bëhen më të bukura kur mbështetja vjen nga ju! Unë jetoj me MUZIKËN dhe lumturohem kur e shoh se gjithë puna ime troket në zemrat tuaja, në këtë pikë jemi të gjithë të bashkuar. Dua që të ju kam gjithmonë pranë duke ju uruar shumë gëzime dhe hare në jetët tuaja!”, ka shkruar Dafina.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)


Kënga “Llafe Llafe” deri tani ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube.
Ndryshe, Dafina Zeqiri pritet që së shpejti të lansoj albumin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button