Studentët nga Kosova fitojnë medalje në Olimpiadën e Matematikës

Kosova fitoi tri medalje në Olimpiadën Matematikë Ndërkombëtare për Studentë Universitar – IMC 2021.
Arben Ajredini, Duart Nishefci e Andi Sejdiu, të tre studentë të vitit të tretë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë fituar një medalje të artë, një medalje të argjendtë dhe një medalje të bronztë në Olimpiadën e Matematikës.
IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitar, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka uruar ekipin e vendit tonë për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës në këtë olimpiadë prestigjioze./21Media
 
 
 

Back to top button