De Biasi largohet nga Kombëtarja e Azerbajxhanit

Gianni De Biasi ka vendosur që t’i jap fund karrierës së tij si trajner i Kombëtares së Azerbajxhanit, duke i dhënë fund një periudhe tre vjeçare.

De Biasi, i cili në të kaluarën ka qenë trajner i Torinos dhe Brescias, morri timonin e Kombëtares së Azerbajxhanit në korrik të vitit 2020.

Kjo ishte hera e dytë e Biasit që drejton një kombëtare, pasi që nga dhjetori i vitit 2011 e deri në qershor të vitit 2016 ai ishte trajneri i Shqipërisë.

Siç bëhet e ditur, De Biasi ka vendosur që të jap dorëheqje si trajner i Azerbajxhanit, pas tre vitesh e katër muajve në krye të kombëtres.

Ai ishte paraparë që të largohej në fund të këtij muaji pavarësisht se çka do të ndodhte, pasi që skadonte kontrata e tij.

De Biasi kaloi 39 ndeshje në krye të Azerbajxhanit, ku regjistroi 10 fitore, tetë barazime dhe 21 humbje.

Fitoret më të spikatura ishin ajo 3:0 kundër Suedisë, 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut dhe një fitore 2:1 kundër Sllovakisë.

 

Back to top button