De Jong nuk e dëshiron Unitedin, preferon Bundesligan

Frenkie de Jong ka një javë të pasigurt përpara, pasi mesfushori i Barcelonës vazhdon të përballet me presion të jashtëzakonshëm nga klubi për t’u larguar nga “Camp Nou” përpara sezonit të ri.
De Jong është shfaqur i shqetësuar për largimin nga Barça këtë verë kryesisht për shkak të kontratës së tij fitimprurëse në “Camp Nou”, së bashku me pagat e vonuara. Por, mesfushori nuk ka gjetur as një klub të përshtatshëm, ku klubi më i interesuar është Manchester United, që nuk garon as në Ligën e Kampionëve.
Kështu, qëndrimi i de Jong për të ardhmen e tij në Barcelonë është zbutur kohët e fundit, me lojtarin që duket i hapur për një largim, veçanërisht nëse klubi arrin të gjejë një zgjidhje për pagat e tij të vonuara.
Chelsea thuhet se ka shprehur interes për yllin e Barcelonës në javët e fundit, ku trajneri Thomas Tuchel thuhet se është një admirues i madh i mesfushorit holandez.
Megjithatë, sipas një raportimi nga Christian Falk, duket se Bayern Munich është një tjetër destinacion i mundshëm për De Jong.
Vetë lojtari favorizon një lëvizje në “Allianz Arena”, pasi gjigantët gjermanë janë një nga klubet më të mira në Evropë dhe mund t’i ofrojnë atij një projekt sportiv tërheqës.
De Jong gjithashtu mund të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij në Ajax, Matthijs de Ligt, i cili i është bashkua “Bavarezëve” në një marrëveshje të përhershme nga Juventusi në këtë merkato verore.

Back to top button