Deda- Molliqajt: Juve do iu ftojmë ta bëjmë Qeverinë?

Molliqaj dhe Dedaj janë përplasur në emisionin “Debatpernime”

Molliqaj iu drejtua, të nominuarit për deputetë nga koalicionit LDK-AKR-Alternative, Ilir Deda duke i thënë se e din që i dhemb shumë Prishtina dhe LDK-së po ashtu, shkruan rtv21.tv

Dedaj iu kundërpërgjigj duke i thënë se shpreson se ai të bëhet deputet dhe se  duhet pasur fytyrë edhe kur bëhet fushata dhe se me 11 qershor do ta shofin se kush është përpara në Prishtinë.

Molliqaj tha se nuk po e din se pse është nervoz Iliri pasi që zakonisht ai është i relaksuar dhe se nuk dëshiron të debatoj koalicioni që është dorëzuar.

Deda iu kundërpërgjigj, Molliqajt duke i thënë se duhet ta mbajë një korrektësi politike dhe se koalicioni i tyre do të dal fitues në zgjedhje dhe se pikërish ky koalicion do ta ftojë  Vetëvendosjen për ta bërë Qeverinë./21Media

Back to top button