Dëmtohet shtëpiza “Vrapo babadimër”, vidhen rreth 40 kostume

 
Shtëpiza “Vrapo babadimër” e cila është vendosur në Sheshin e Prishtinës është dëmtuar dhe janë vjedhur rreth 40 kostume.
Kështu ka bërë të ditur në Facebook, Jusuf Islami organizator i aktivitetit “Vrapo babadimër”.

Nisma “Vrapo Babadimër”, sjell këtë vit edicionin e gjashtë. Këtë vit motoja e aktivitetit është “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familje”.
Qëllimi i kryesor i kësaj iniciative është ngritja e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë.
Më 12 dhjetor, në ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet mini-maratona humanitare “Vrapo Babadimër”./21Media

Back to top button