Dendias: Greqia do ta ndihmojë Kosovën në rrugën evropiane dhe euro-atlantike

 

Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet bilaterale për shkak të lidhjeve të gjata historike dhe qëllimit të përbashkët për një të ardhme më të mirë në Ballkan.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Athinë.

Duke e vlerësuar rolin e politikës së jashtme greke ndaj Kosovës, Kurti ka theksuar se njohja e pavarësisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon.

Kryeministri ka theksuar edhe rëndësinë që ka përkrahja e shtetit grek për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga ana e tij, Nikos Dendias ka thënë se duke pasur parasysh historinë dhe gjeografinë e përbashkët të rajonit Greqia është shumë e interesuar të forcojë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën.

Ai ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit grek për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe për investime të reja në Kosovë.

Ministri ka thënë se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën evropiane dhe euro-atlantike.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet politike dhe projektet energjetike rajonale./21Media

Back to top button