Dënohet shoferi që shkaktoi aksident në Ferizaj

Sot në mëngjes në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni e përfshirë një veturë e tipit VW Golf me targa vendore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se pas këtij aksidenti është gjobitur me 250 shoferi i veturës dhe me 200 euro një person që nuk e ka pastruar rrugën.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti VW Golf ka lëvizuar nga rruga “Dëshmorët e Kombit” në drejtim rrugës “Tahir Sinani”, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit dhe kushtet e rrugës me ngirca, nuk mund të ndalon, del jashtë rrugës dhe përfundon në hekurudhë, ku veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime trupore pëson shoferi i automjetetit me inicialet R.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar i cili ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit R.H ka incuar fletëparaqitjen për aksidentin e shkaktuar sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 255.2 dhe 53.4 prej 250 euro, ndërsa në anën tjetër ka inicuar edhe një fletëparaqitje ndaj personit që i është besuar të mirëmbanë rrugët nga kompania përkatëse, me inicilaet P.B (M/K) 40 vjeçar sipas ligjit të komunikacionit rrugor, nga neni 202.2 prej 200 euro”, ka konfirmuar policia përmes një njoftimi.
Tutje Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes dhe të përshtatin shpejtësinë në raport me kushtet e rrugës, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion”, ka thënë Policia.
Portali rtv21.tv sot ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjës ndërkohë, Policia ka konfiruar se në këtë aksident një person ka pësuar lëndime trupore./21Media

Back to top button