Departamenti i Drejtësisë i SHBA parashikon disa qindra aktakuza

 

Departamenti i Drejtësisë i SHBA njoftoi sot se parashikon disa qindra padi, përfshirë disa për kryengritjen pas hyrjes së dhunëshme të përkrahësve të Presidentit në largim Donald Trump në Kongres, njoftoi Agjensia France-Presse.

Kryeprokurori federal i Uashingtonit, Michael Sherwin, tha se priteshin akuzat e rebelimit dhe komplotit.

“Është një hetim që do të na marrë një rrugë të gjatë. Prokurorët së pari do të fillojnë ndjekjen penale të autorëve të krimeve më të lehta.
“Ndërsa koha kalon, ne presim akuza më të rënda, të tilla si ato për armëmbajtje pa leje dhe rebelim,” tha Sherwin, siç raportohet nga Zëri i Amerikës.

Shervin tha se prokurorët u përqendruan në sulmet e demonstruesve ndaj oficerëve të policisë dhe përfaqësuesve të medias.

“Të gjitha rastet janë nën hetim, nga ndërhyrja e paautorizuar në të drejtat e njeriut deri te shkeljet e të drejtave të njeriut dhe vrasja,” shtoi ai./21Media

Back to top button