Deputeti i VV-së për blerjen e veprës nga MKRS: Dhunë psikologjike mbi ne

Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Gramos Agusholl, ka reaguar për blerjen e veprës – fitografi me titullin “Dita e Shën Valentinit” prej 10 mijë eurove nga Ministra e Kulturës.
Ai e ka quajtur këtë dhunë psikologjike mbi të dhe fëmijët.
“Për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro prej buxhetit të Kosovës. Me taksat tona financohet ky projekt “arti”.Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu”seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë. Askujt mbi këtë tokë nuk po i intereson çka bëni ju nëpër shtëpitë tuaja. Pse po besoni që keni kaq shumë relevancë?!Shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë. Krejt aparatin propagandistik, fondet dhjetëra milionëshe, edhe rezultati ne fund zero. Për disa përshkrimi i punës: Ndjekim fonde!Sqarim për fund: Te unë nuk pinë ujë: cancel kultura, presioni, shantazhi e aq më pak ofendimet.”, ka shkruar Agusholli në Facebook./21Media

Back to top button