Deputeti kroat thotë se serbët e Kroacisë po ftohen për mobilizim në rast të luftës në Kosovë

Përfaqësuesi i sovranistëve kroatë në Parlamentin e Kroacisë, Marijan Pavliçek, ka thënë të mërkurën se nga tetori i vitit 2022, shumë shtetas kroatë, të cilët janë edhe shtetas të Serbisë, kanë marrë ftesa për rekrutim në lidhje me mobilizimin e mundshëm të Ushtrisë së Serbisë nëse ka luftë në Kosovë.
“Në mesin e atyre që kanë marrë ftesa për mobilizim janë edhe punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë, policë kroatë. Me sa dimë, të paktën 15 policë kroatë nga administrata policore e Osijek-Baranjës dhe Vukovar-Srijem kanë marrë ftesa, pasi kanë shtetësi të dyfishtë”, ka thënë Pavliçek në një fjalim në Kuvend, raporton “Oslobodjenje.ba”.
Ai tregoi se personi në fjalë është pezulluar nga detyra dhe është në pritje të procedurave disiplinore.
Ai po ashtu tha se si ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq dhe ai i Jashtëm, Gordan Grliq Radman, nuk e kanë komentuar rastin, e thotë se për këtë është dashur t’i dërgohet notë proteste Serbisë.
Pavlçiek po ashtu ka thënë se ka tre muaj që Kroacia nuk ka drejtues të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake (VSOA) dhe se po ka dështime në të gjitha nivelet e sigurisë.
KOHA ka provuar të kontaktojë Ambasadën e Kroacisë në Prishtinë, por deri më tash nuk ka marrë përgjigje.