Deputeti ukrainas: Me tërë fuqinë do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Komiteti i Ministrave sot pritet ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Pas shqyrtimit të aplikacionit nga ana e Komitetit të Ministrave, fjala përfundimtare i mbetet Asamblesë Parlamentare e cila përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare. Pranimi i një anëtari të ri në KiE bëhet në rast se shteti që aplikon siguron 2/3 e votave.

Edhe pse nuk është pjesë e Komitetit të Ministrave, deputeti ukrainas Oleksiy Oleksiyovich Goncharenko, ka thënë se do ta mbështesë me tërë fuqinë Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

“Sot do të jetë vendimi i parë i Komitetit të Ministrave dhe ne do të shohim se si kjo do të shkojë. Unë do ta mbështesë rastin e Kosovës në të gjitha mundësitë e mundshme me të gjithë forcën time”.

Back to top button