Deri më tani 236 viktima nga koronavirusi në Kosovë

 

Deri tani në Kosovë numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 236,  të cilët sipas IKShPK-së kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në vendin tonë aktualisht janë 3 mijë e 588 raste aktive me koronavirus. Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste, kurse, numri i të shëruarve deri tani është gjithsej 4.730.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve kanë rezultuar 224 raste pozitive. Gjithashtu IKShPK-ja bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë. /21Media

Back to top button