Xhaferi: Jam i tmerruar nga lajmi i trishtueshëm për djegien e spitalit

Kryeparlamentari i MAqedonisë së Veriut,  Talat Xhaferi ka shprehur keqardhje për tragjedinë që ka ndodhur sonte në Tetovë.
“Jam i tmerruar nga lajmi i trishtueshëm për djegien e spitalit modular në Tetovë ku humbën jetën qytetarë tanë të prekur nga pandemia e virusit KOVID-19. Ngushëllimet e mia për të gjithë ato që në këtë fatkeqësi të dhimbshme humbën jetën dhe të afërmit e vet, lutjet dhe mendimet e mia janë për Tetovën, me shpresë për rikuperim sa më të shpejtë nga kjo tragjedi”, tha Xhaferi, transmeton TV21.

Back to top button