Detaje për shpërthimin në pompën e derivateve

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin, ku humbi jetën një person, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:47, ku në pompën e derivateve ka ndodhur një shpërthim i një veture me targa vendore, e cila si pasojë është djegur tërësisht.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Si pasojë e shpërthimit, ka vdekur një person dhe lëndime trupore në dorë ka pësuar një punëtore e marketit të pompës.
Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore.
“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button