Dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

 

Komuna e Kamenicës së bashku më HANDIKOS sot u shpërndanë dhurata fëmijëve me nevoja të veçanta.

Gjatë shpërndarjes së dhuratave të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, Drejtori i HANDIKOS në Prishtinë, Afrim Maliqi, Drejtoresha e HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, si dhe bashkatdhetari Naim Korqa nga Amerika, i cili ishte donator i dhuratave.

I pari i komunës Qëndron Kastrati, u shpreh entuziast për vullnetin e mirë të bashkëqytetarëve tanë, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të kontribuojnë për shoqërinë tonë.

“Dhuratat e shpërndara për fëmijët me nevoja të veçanta, janë donacion nga bashkëqytetari ynë, Naim Korqa, i cili jeton në Amerikë. Me drejtoreshën e HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina dhe drejtorin e HANDIKOS në Prishtinë, Afrim Maliqi, i gëzuam këta fëmijë falë vullnetit të mirë të njerëzve bujarë të Kamenicës. Krenar me kamenicasit ”, u shpreh mes tjerash Kastrati.

Ndërsa, drejtoresha e HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina u shpreh falënderuese ndaj mikut të HADIKOS, Naim Korqa, i cili në këto kohë festash gëzoi fëmijët.

“Falënderuese ndaj mikut tonë, Naim Korqa, për dhuratat e sjellura. Gjithashtu një falënderim i veçantë edhe për drejtorin e HANDIKOS në Prishtinë, Afrim Maliqi, si dhe Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, për bashkëpunimin e treguar. Këto dhurata sadopak i zbukuruan festat për këta fëmijë”, tha Morina.

Back to top button