Disa të vdekur nga të shtënat me armë në Hamburg të Gjermanisë

Raportohet se disa persona janë vrarë nga të shtënat në Hamburg të Gjermanisë. Policia tha në një postim në Twitter se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.
Ambulancat janë në vendngjarje dhe policia gjermane është në kërkim të sulmuesve, raportojnë mediat lokale.
Sipas policisë së Hamburgut, të shtënat ndodhën në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në rrugën Deelböge në lagjen Gros Borstel, shkruan BBC.
Një alarm u dërgua në aplikacionin federal paralajmërues, NINAwarn, se rreth orës 21:00 (20:00 GMT) duke u thënë vendasve se “një ose më shumë autorë të panjohur qëlluan mbi njerëzit në një kishë”.
Banorëve aty pranë u është thënë që të mos largohen nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit në vazhdim.

Back to top button