Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kështu bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë në mbledhjen e parë të Qeverisë.
”Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat  e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e  Mbrojtjes jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçantë. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Kujtojmë që, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan Medalje të Artë, në Lojërat Olimpike ”Tokio 2020”./21Media

Back to top button