“Vdekja e Berishës do të lë zbrazëti të madhe në jetën publike”

Presidentja Vjosa Osmani sot ka deklaruar se me pikëllim e ka marrë lajmin për vdekjen e për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Kolë Berisha.
Osmani ka shtuar se vdekja e Berishës do të lë zbrazëti të madhe në jetën publike.
“Mësues i hershëm dhe idealist i madh, autor tekstesh letrare e veprimtar i pashoq politik, pajtues gjaqesh e urë lidhëse mes njerëzish, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës e politikan i urtë, bacë Kola dha shembullin e njeriut i cili beson në idealin e lirisë dhe ia kushton tërë jetën asaj. Ndarja nga jeta e tij të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike.”, ka shkruar Osmani në facebook.
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha ka vdekur sot si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Lajmin për vdekjen e ish-kryeparlamentarit e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Berisha, i cili ka informuar se varrimi i babait të tij do të bëhet nesër në orën 13:00, në varrezat e qytetit, në Prishtinë.
Kolë Berisha ka qenë nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në vitin 2007./21Media

Back to top button