DnV thotë se vendimi i Qeverisë është “kontradiktor”

 

Shtetasit e Kosovës që jetojnë në vendet evropiane e që cilësohen si vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19 nëse vijnë në Kosovë do tu kërkohet testi PCR negativ për COVID-19 i bërë në 72 orët e fundit.

Demokracia në veprim ka reaguar për këtë vendim të Qeverisë duke thënë se është kontradiktor.

“Nga një anë ka lehtësim masash ndërsa në anën tjetër të njëjtat bëhen me strikte duke diskriminuar qytetarët e Kosovës që vijnë nga jashtë. Duke e ditur që shumë qytetarë me të drejtë vote janë nisur drejt Kosovës, kjo masë e re e Qeverisë e paralajmëruar me vonesë, mund të cënojë të drejtën kushtetuese të qytetarëve të Kosovës për të votuar”, thuhet në reagimin e DnV-së.

DnV përmes një komunikate për media kërkon nga Qeveria që të rishqyrtojë të gjitha masat e reja anti-Covid të cilat janë gjithashtu në kundërshtim edhe me rekomandimet e ekspertëve të fushës./21Media

Back to top button