Thaçi komenton deklaratën e Vuçiq

Thaçi: Deklarata e Vuçiqit për konsum të brendshëm, vet Vuçiqi e di që Kosova është shtet i pavarur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar deklaratën Aleksandër Vuçuqit gjatë betimit si president, lidhur me Kosovën, ka thënë se ka qenë një deklaratë për konsum të brendshme, pasi vet Vuçiqi e di që Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 114 shtete.

Thaçi gjatë vizitës në Kroaci është pyetur edhe për betimin e djeshëm të Vuçiqit si president, ku ka thënë se do të punojë në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të territorit të Serbisë duke përfshirë edhe Kosovën.

Krejt kjo deklaratë sipas Thaçit nuk është asgjë tjetër përveç konsum i brendshëm. Ai tha se të gjithë zyrtarët serb në takime private që kanë e pranojnë që Kosova është vend i pavarur

“Nuk është diçka e re që dëgjojmë nga Beogradi por Kosova është Kosovë e Serbia Serbi. Jemi dy vende të pavarura dhe sovrane, edhe presidenti i Serbisë e di shumë mirë që Kosovë është shtet i pavarur dhe sovrane, e njohur nga 114 shtet të botës, në të njëjtën kohë pavarësisht kësaj deklarate për konsum të brendshëm në Serbisë, të gjithë zyrtarët serb në takime private që kemi e pranojnë që Kosova është vend i pavarur dhe punojnë që t’u lehtësohet kjo barrë që kanë në Kushtetutën e tyre, por Prishtina pavarësisht këtyre deklarimeve do të vazhdojë angazhimin e vet për paqe dhe stabilitet, për fqinjësi ndërshtetërore në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe do të vazhdojë dialogun për përmbylljen e të gjitha çështjeve që janë të hapura në mes shteti të Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që në të ardhmen e afërm të ndodh njohja zyrtare nga Serbia për shtetin e Kosovës, pra ka qenë për konsum të brendshëm, asgjë më shumë”, tha presidenti Thaçi.

Ai gjatë vizitës në Kroaci ka shtuar se NATO është në Kosovë por edhe Kosova duhet të jetë në NATO.

Back to top button