Doja Cat do t’i nënshtrohet një operacioni, anulon koncertet

Doja Cat ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një operacioni të bajamave, gjë që do të ndikojë në koncertet e saj të ardhshme.
“Ckemi djema. Doja që ju ta dëgjonit fillimisht nga unë. Fatkeqësisht më duhet të bëj një operacion në bajamet e mia sa më shpejt. Kirurgjia është rutinë, por rikuperimi do të zgjasë pak për shkak të ënjtjes. Kjo do të thotë që duhet të anuloj festivalin tim këtë verë si dhe turneun e The Ëeeknd. Ndihem e tmerrshme për këtë, por mezi pres që kjo të shërohet dhe t’i rikthehem të bërit muzikë dhe të krijojë një përvojë për të gjithë ju”, ka thënë ajo.
Këngëtarja zbuloi se ka qenë duke përdorur antibiotikë, por në një moment ka pirë verë, gjë që ia ka përkeqësuar, ku edhe ka thënë se i ka ndikuar në rritjen e bajameve, kështu që i duhej t’i nënshtrohej një operacioni./21Media

Back to top button