Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e qytetarit që ra në lumë
Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një qytetari që ka rënë mëngjesin e sotëm në lumin e fshatit Deiq të komunës së Klinës.
Sipas Gashit, grupi i peshkatarëve kishin tentuar ta nxirrnin nga uji, mirëpo përpjekja e tyre ishte e pasuksesshme sepse ai ishte zhytur edhe më thellë në lum.
”Sot rreth orës 08:15 minuta të mëngjesit, disa peshkatarë të cilët ishin duke peshkuar në fshatin Deiq të komunës së Klinës. Ata kanë vrenjtë një turp që ishte duke e zvarritur lumi, të njëjtit kanë tentuar ta nxjerrin prej ujit trupin, mirëpo pa suksese sepse është zhytur më poshtë trupi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe njësiti kompetent i FSK-së. Ne jemi në kërkim të atij personi që ka rënë në lum. Shkaqet nuk dihen”, tha Gashi./21Media