Drama në “Olimpico” mbyllet pa fitues

Ka përfunduar derbi italian mes Romës dhe Milanit, ndeshje kjo e cila u mbyll pa fitues.

Pas plot 100’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico”, ku 10 minuta ishin kohë shtesë, Roma dhe Milani kanë barazuar 1:1.

E gjithë ndeshja ishte e barabartë përgjatë 90’ minutave, ndërsa në kohën shtesë Roma zhbllokoi rezultatin e para, duke gjetur epërsinë përmes Tammy Abraham, i cili shënoi në minutën e 93’ për 1:0.

Ndërkaq, për ta përmbyllur dramën në “Olimpico” u përkujdes belgu Alexis Saelemaekers, i cili siguroi barazimin për Milanin me golin e tij në minutën e 97’.

Me barazimin e sotëm, Roma e Milani mbesin në kuotën e njëjtë të pikëve, me 57 sosh, ku “Giallorossët” zënë vendin e pestë në tabelë, krahas kampionit italian që është i katërti.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

Back to top button