Drejtoi automjetin nën masën mbrojtëse, dënohet me 300 euro

Një qytetari i cili po drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse, ndalim i drejtimit të automjetit, i është shqiptuar gjoba prej 300 euro nga Policia e Kosovës.
Shoferi F.RR., 34 vjeçar, është ndaluar nga Policia sot rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.
Përveç gjobës, shoferit i është vazhduar masa e ndalimit të patentë shoferit edhe për 6 muaj të tjerë.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button