Drita-Ballkani pa fitues, Prishtina pranë titullit
Kanë përfunduar sot të gjitha ndeshjet e xhiros 34 të Superligës së Kosovës, ku skuadra e Prishtinës është duke vazhduar me hapa të sigurt drejt titullit të sezonit 2020/21.
Ndeshja kryesore ishte mes Dritës dhe Ballkanit, ku pas 90’ minutave lojë rezultati ishte i barabartë 1:1, ndërsa rivali i tyre në garën për titull, skuadra e Prishtinës e vazhdoi edhe këtë xhiro me fitore, ku e mposhti Feronikelin me rezultat të ngushtë 2:1.
Prishtina udhëheq në tabelë me 75 pikë, pesë më shumë se Drita në vend të dytë, kurse Top 4 e mbyllin Ballkani me 68 dhe Gjilani 48 pikë.
Në zonën e rrezikshme gjenden Feronikeli me 38 pikë dhe Arbëria me 37, ndërsa skuadra e Besës ka siguruar rënien, ku pas 34 ndeshjeve ka arkëtuar vetëm 12 pikë.
Rezultatet:
Arbëria 1 – 1 Drenica.
Drita 1 – 1 Ballkani.
KF Llapi 1 – 0 FC Besa.
Prishtina 2 – 1 Feronikeli.
Trepça ’89 2 – 1 Gjilani .