Drita përfundon seancën e fundit të ushtrimeve në “Fadil Vokrri”

 
Skuadra nga qyteti i Gjilanit FC Drita para ndeshjes së madhe kundër gjigantit holandez Feyenoord, ka kryer seancën e fundit përgatitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas konferencës për media, gjilanasit zbarkuan në stadiumin e kryeqytetit, ku edhe përfunduan përgatitjet e fundit ekipore.
Nesër, me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nënkampioni i Superligës së Kosovës FC Drita do të zhvillojë ndeshjen e parë si vendase kundër Feyenoord-it, e vlefshme kjo për raundin e dytë të UEFA Conference League.

Back to top button