Dua Lipa në Japoni, përgatit sushi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka ndarë me fansat një video ku shfaqet duke gatuar në një kuzhinë japoneze.

“Sa herë që vizitoj Tokion, vij të shoh mikun tim Daisuke sepse asnjë udhëtim nuk është i plotë këtu pa sushin e tij!!!”, u shpreh Dua në Instagram.

Dua po viziton Tokion gjatë kohës kur po vazhdon të dominojë skenën muzikore me hite të njëpasnjëshme dhe performanca mbresëlënëse.

Po ashtu kënga e saj e fundit “Houdini”, është pritur mjaftë mirë nga publiku, derisa ajo përmes saj ka paralajmëruar edhe albumin më të ri që pritet të publikohet në vitin 2024./21Media

;

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Back to top button