Rama i thotë Kurtin që ta dëgjojë Osmanin: Unë e dëgjoj presidentin tim

Kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e III të Diasporës, propozoi që 22 nëntori, i cili njihet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, të njihet e tillë edhe në Shqipëri.

Rama këtë ia kërkoi edhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, që këtë t’ia propozojë edhe kryeministrit Albin Kurtit.

“22 Nëntori, të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe unë mendoj që tani është dita që Dita e Alfabetit, dita e gjuhës që na bashkon të gjithëve dhe që është thesari dhe bekimi ynë më i madh të jetë një dite feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj që edhe presidentja e Kosovës do ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha Rama.

 

Back to top button