Dua Lipa nuk arrinë të nominohet për Oscar 2024

Dua Lipa me këngën e saj “Dance the night” e cila është cilësuar si kënga më e veçantë në filmin “Barbie”, nuk ka arritur të nominohet për çmimin Oscar.

Mediat e huaja kanë raportuar se Ryan Gosling me këngën “I’m Just Ken” dhe Billie Eilish me këngën “What Was I Made For?” kanë arritur të zënë vend në nominimet Oscar, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa, në anën tjetër filmi “Barbie” u nominua në disa kategori duke përfshirë atë për filmin më të mirë, aktorin më të mirë në rol dytësor, skenarin më të mirë të përshtatur, dhe dy këngë origjinale./21Media

Back to top button