Kaloni te përmbajtja kryesore

Dukagjini e Malisheva befasojnë Ballkanin e Prishtinën

 
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së Kosovës ku u ballafaquan Ballkani me Dukagjinin dhe Malisheva me Prishtinën.
Në Suharekë skuadra e Ballkanit mori një pikë pasi ka barazuar me rezultat 2-2 me Dukagjinin.
Ermal Krasniqi i shënoi të dy golat për Ballkani kurse për Dukagjinin golat u realizuan nga Shala dhe Januzi.
Duhet përmendur që Dukagjini i luajti 25 minutat e fundit të ndeshjes me një lojtar më pak pasi nga loja u përjashtua Januzi.
Me barazim u ndal edhe Pristhina përballë Malishevës derisa rezultati final ishte 1-1.
Malisheva kaloi e para në epërsi në minutën e 12 me golin e realizuar nga Hyseni, por kampioni aktual i Superligës e barazoi rezultatin në minutën e 93’ kur realizoi Bekteshi.
Edhe Malisheva luajti në fund me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Vitijës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button