Dumoshi: Shpirti i Burbuqes është skenë e përjetshme për artistët tanë

Ish-ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi sonte reagoi pas vdekjes së regjisores së njohur, Burbuqe Berisha. Ajo ngushëlloi familjen dhe miqtë e regjisores.
Dumoshi theksoi se si ish-ministre nderohej me punën e regjisores. Sipas Dumoshit, shpirti i Burbuqes është skenë e përjetshme për artistët.
“Koleget, miqt e gjithë shoqëria mburreshin me sjelljen e motivin që kishte për skenen, e artin në përgjithësi. Në momentet më të vështira të shpirtit të saj, ajo ndrroi jetë në vendin që e deshi aq shumë, në Ministrinë e Kulturës. Buqe, ti do të mbetesh shembulli dhe frymëzimi më i mirë ku ndërtove historinë e denjë për artin e Kosovës. Përtej kornizave të punes, Buqen gjithsesi e kisha mike të madhe që i jepte jehonë ndryshe shoqërisë sonë.”, shkroi Dumoshi në Facebook, ku publikoi edhe një imazh të bukur, në të cilin shihet edhe Burbuqja.
Ish-ministrja shtoi se Burbuqja la një trashëgimi të jashtëzakonshme e të pavdekshme.
“Dashnia e saj më mbeti kujtimi më i bukur që unë sot e mbaj me veti. Pusho në paqe, Buqe.”, shkroi tutje Dumoshi.
Regjisorja e njohur, Burbuqe Berisha vdiq sot në moshën 51 vjeçare, në ambientet e Ministrisë së Kulturës./21Media
May be an image of 4 people, including Burbuqe Buqe Berisha, people standing, flower and indoor

Back to top button