Dy burra e dhunuan një grua
Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë dhunuar një grua.
Bëhet e ditur se se viktima është dërguar në tretman mjekësor. Siç njofton Policia rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:15 në rrugën “Nemanjina” në Mitrovicë të Veriut.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë sulmuar seksualisht-dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë .Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./21Media