Dy ditë radhazi asnjë rast i ri me Covid-19, 49 raste aktive

Për dy ditë radhazi në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i ri me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këto ditë nuk ka pasur as viktima.
Në Kosovë po vërehet edhe ulja e rasteve aktive, që aktualisht janë 49 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.209./21Media

Back to top button