Dy fëmijë në gjendje kritike në Beograd/Vrasësi: Jam psikopat, andaj kam shtënë me armë

Serbia në zi dhe e tronditur pasi dje një adoleshent gjuajti me armë dhe vrau 9 persona ndërsa lëndoi 6 të tjerë dy prej të cilëve janë në gjendje kritike. Prokuroria po punon për zbardhjen e motiveve. Njëri prej versioneve është se ka shtëne me armë sepse se ka qenë i injoruar gatë kohës së pushimit de ekskursioneve, raporton TV21 nga Beogradi
Adoleshenti ka pasur liste prej 15 fëmijëve dhe mësuesve që është dashur te jene shënjestër.Gjatë marrjes në pyetje në polici, ai ka deklaruar se ka shtëne për shkak se ka qenë “psikopat dhe duhet te qetësohem”. Ketë mëngjes biseduam me një nxënës nga paralelja e 4 i cili ka dëgjuar te shtënat.
“Është e çuditshme të shkojmë tani ne shkollë, ne vendin ku ndodhi kjo. Ndjehem joreal. Me vjen keq, është e vështirë. Kjo ndodhi dje ne fund të orës së parë. Dëgjuam të shtëna, së pari nuk e dinim nga vijnë dhe nëse vijnë nga shkolla. Menjëherë më pas na mbajtën të gjithëve ne shkollë. Atëherë e dinim se diçka nuk është ne rregull, dëgjuam se roja është vrarë, e më pas arriti të përkeqësohej. Na mbajtën në klasë gjysmë ore”, tha Nikolla, nxënës në Beograd.
Në pjesën me të madhe te shkollave sot nuk mbahet mësim, ndërsa u mbajt edhe marsh protestues ku kërkohet dorëheqje nga Ministri i arsimit. Jovica Paunoski, TV21, Beograd
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?