Grabitje e armatosur në Prishtinë, Policia jep detaje

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Prishtinë.
RTV21 ka mësuar se bëhët fjalë për një grabitje në një institucionin financiar në rrugën “Nazim Gafuri” në Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.
“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri”në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?