Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy të arrestuar për grabitje në Pejë

 

Dy persona janë arrestuar sot, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale, “Grabitje”.

Rasti është raportuar në polici me datën 5 maj, ku viktima është ankuar se dy persona të panjohur, të maskuar e nën kërncënimin e armës, kanë grabitur nga arka një shumë prej 350 euro, në rrugën “Bekim Berisha”, në filialin e telefonisë Ipko.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësiti policor, ku pas një pune operative të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Në shtëpitë e të dyshuarëve është kryer një bastisje, ku janë sekuestruar një pushkë automatike, një karikator, 12 fishekë si dhe një armë gjahu automatike”, është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button