Haziri kërkon nga Shqipëria që ta ndriçojë rastin e familjes Haliti

 

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka kërkuar nga shteti shqiptar që të dalë me rezultat përfundimtar për ndriçimin e rastit për tre personat e vdekur në Shqipëri.

”Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre bashkëqytetarët tanë, Elfete, Afrim e Ferdinaze Haliti, ndërruan jetë papritur. Ne iu japëm lamtumirën e fundit në Gjilan dhe na mbeti peng e vërteta e shuarjes së tyre”, ka shkruar Haziri në facebook.

Ndryshe, dje familjarët e të ndjerëve kanë mbajtur konferencë për shtyp, të cilët i akuzuan mjekët sepse sipas tyre këta të fundit e kanë neglizhuar gjendjen e të ndjerëve.

Kujtojmë që, të shtunën policia e Shqipërisë ka raportuar se tre qytetarë nga Kosova, E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe, kanë vdekur në Gjirin e Lalëzit./21Media

Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre…

Posted by Lutfi Haziri on Sunday, May 9, 2021

Back to top button