Dy të vdekurit në Prishtinë, dyshohet për vrasje dhe vetëvrasje

 

Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë për rastin e gjetjes së dy trupave të pajetë sot në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për rtv21.tv se dy personat e gjetur të vdekur, një 44 vjeçare dhe një burrë 44 vjeçar (shtetas të Kosovës) kanë vdekur nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes.  Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri (revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.”, ka bërë të ditur Borovci.

Sipas policisë, aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./21Media

Back to top button