Dy të vrarë pasi forcat ruse sulmuan Novomoskovsk

Dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën pasi forcat ruse të shtunën qëlluan mbi Novomoskovsk, një qytet në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës lindore, sipas një zyrtari lokal.
Mykola Lukashuk, kreu i këshillit rajonal të Dnipropetrovsk, tha të dielën në Telegram se tetë persona janë në objektet mjekësore duke u trajtuar për djegie dhe katër të tjerë po marrin trajtim ambulator, transmeton rtv21.tv.
Të dielën, forcat pushtuese ruse bombarduan gjithashtu zonat kufitare të komuniteteve aty pranë Zelenodolsk dhe Apostolove, si dhe fshatin Pershe Travnya në Kryvyi Rih. Nuk raportohet për viktima apo shkatërrime.
Lukashuk tha se të dielën, pati luftime në rajonin Kherson pranë rrethit Kryvyi Rih.
Pjesa tjetër e rajonit të Dnipropetrovsk ka pasur “një ditë të qetë” dhe është e lirë nga forcat ruse, sipas Lukashuk./21Media

Back to top button