Dyshime për tradhëti, a i kanë dhënë fund lidhjes Shakira dhe Pique?
Futbollisti Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira, raportohet se kanë ndarë rrugët.Çifti që nisën romancën në vitin 2010 në Kupën e Botës, spekulohet se kanë krizë në mes.
Ndonëse ende nuk janë martuar, ata janë prindër të dy fëmijëve, Milan dhe Sasha.
Pique raportohet se është kthyer të jetojë në shtëpinë e tij në Barcelonë.
Sipas El Periodico, disa fqinjë në ndërtesë e kanë parë Pique duke hyrë dhe dalë gjatë javës së fundit. Thuhet gjithashtu se ai ka shijuar jetën e natës në Barcelonë me mikun Riqui Puig.
Një tjetër shenjë që tregon për disharmoninë mes çiftit janë tekstet e kënduara nga Shakira në hitin e saj të fundit ‘Te Felicito’ me Rauw Alejandro.
“Për të kompletuar u bëra copë-copë, më paralajmëruan, por nuk i kushtova vëmendje”, këndon ajo. “E kuptova që e jotja është e rreme; ishte pika që i tejmbushi gotën; mos më thuaj se të vjen keq, kjo duket e sinqertë, por të njoh mirë dhe e di që gënjen.Të përgëzoj, sa mirë veproni, për këtë nuk kam asnjë dyshim; me rolin tuaj që vazhdon, dukeni mirë në atë shfaqje”, këndon mes vargjesh artistja.
As Shakira e as Pique deri më tani nuk kanë konfirmuar diçka, apo nuk janë parë të jenë aktiv në rrjetet sociale të tyre,
Gjithashtu ka pasur raportime se arsyeja pse Pique nuk është në shtëpinë e çiftit, është sepse Shakira e kapi atë me një grua tjetër.
El Periodico raporton se kjo është arsyeja pse Pique dhe Shakira kanë vendosur të ndahen për momentin./21Media