Zëvendësi i Prokurorit: Shoferi i autobusit deklaroi se e zuri gjumi për një moment

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjić ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur sot në Kroaci, ku kanë vdekur 10 persona, ndërsa janë lënduar dhjetëra të tjerë. Pranjić ka deklaruar se shoferi i autobusit nga Kosova ka deklaruar se e ka zënë gjumi për një moment.
“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e një automjeti në një mënyrë që ai po lëvizte në mënyrë të papërshtatshme. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment , por ne do ta përcaktojmë atë më vonë”, ka bërë të ditur Pranjic, shkruan dnevnik.hr
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka informuar se nga komunikimi me autoritetet kroate nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë kanë vdekur 10 bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda./21Media

Back to top button