Edhe dy gazetare ukrainase strehohen në Kosovë

Në Kosovë, sot kanë mbërritur dy gazetaret ukrainase Iryna Synelnyk dhe Oksana Chykanch.
Gazetaret janë mirëpritur nga kolegja e tyre, Lyudmila Makey, Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Zyrtarja Ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.
“Synelnyk dhe Chykanch – do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit ‘Journalists in Residence – Kosovo’, i cili është inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe European Federation of Journalists – EFJ, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Programi është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në, ku deri më tani kanë strehuar gjashtë gazetarë”, thuhet në njoftim.
AGK-ja ka sqaruar se “Journalists in Residence – Kosovo”, ofron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës./21Media

Back to top button