Edhe Petkoviq thotë se Asambleja e KiE u turpërua me votimin për Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës  Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj Këshillit të Evropës rreth votimit të opinionit pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Përmes një postimi në platformën X ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë duke mbështetur rekomandimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Sipas Petkoviqit, para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj nuk do të merret vetëm vendim për anëtarësimin e Kosovës, por siç tha ai “vendim për kuptimin e ekzistencës së kësaj organizate ndërkombëtare”.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq,  ka thënë se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, pasi shumica e deputetëve të saj e mbështetën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Back to top button