Edhe sot mot me shi dhe borë

 

Edhe të martën Kosova do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të borës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave relativisht të ftohta e që vijnë nga ana veriperëndimore e kontinentit.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë të mbizotërojë deri më 18 apo 19 mars e më pas parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave.

“Parashihet të kemi rënie në fushat barike dhe ato termike dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve fizike parashihen reshje shiu dhe bore. Borë kryesisht në viset mbi 800m lartësi mbidetare, ndërsa në viset e ulëta parashihet shi dhe borë. Kjo situatë e paqëndrueshme do të vazhdojë deri me datën 18 apo 19 mars, pastaj mbi vendin tonë parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri 7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit./21Media

Back to top button