Edicioni 13-të i Prifest, të drejtë aplikimi patën ”Filmat e shkurtër”

Në edicionin e 13-të të PriFest, filmat me gjatësi deri në 25 minuta kishin të drejtë aplikimi, aplikimi ishte i hapur për gjithë globin.
PriFest përmes një postimi ka bërë të ditur se rezultati është fantastik: 13 filma nga 10 vende nga e gjithë bota, me diversitet të mrekullueshëm në stile. Disa prej tyre kanë pasur sukses të mëparshëm në festivale të mëdha, disa prej tyre kanë filluar udhëtimin e tyre ndërkombëtar në PriFest. Të gjithë këta filma janë përzgjedhur me shumë kujdes për këtë kategori si herë e parë në festival.
”Nga 13 filmat gjithsej, 2 nga filmat janë premiera internacionale, 1 është premierë Europeane, 1 premierë regjionale dhe filmat e tjerë janë premiera Kosovare në PriFest”, ka bërë të ditur PriFest.
Ndërkaq, listën e plotë të filmave mund ta shikoni në postimin e PriFest./21Media

Back to top button