Arrestohen dy persona nën dyshimin se privuan nga jeta motrën e tyre

Dy persona janë arrestuar, pasi të njëjtit dyshohet se kanë privuar nga jeta motrën e tyre.
Ngjarja rëndë ndodhi në Berlin.
Policia arrestoi gjatë së premtes dy afgan, 20 – 25 vjeç.
Sipas mediave lokale bëhet e ditur se vrasja ndodhi pasi të dyshuarve nuk u pëlqente mënyra e jetesës e motres së tyre.
Të njëjtit kanë varrosur trupin e viktimës në oborrin e shtëpisë së vëllait të madh në Bavaria.
Viktima, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar, ishte raportuar e zhdukur në mesin e korrikut, pak kohë më vonë, policia kishte bërë të ditur se ajo ishte viktimë e një krimi të rëndë.
Pas të gjitha hetimeve të bëra, të dyshuar kryesor për vdekjen tragjike të 34 vjeçares rezultuan dy vëllëzërit e saj.
E gjithë familja kishte tashmë disa vjet që po jetonin në Gjermani./21Media

Back to top button