Ekspozitë me portretet e artistëve shqiptarë, piktorja turke flet për RTV21

Planet e piktores turke Aylin Sarihancer për një ekspozitë me pikturat e artistëve shqiptarë në Kosovë, nuk janë finalizuar ende. Kështu ka thënë Aylini në një intervistë për portalin rtv21.tv, teksa ka treguar se ende nuk ka gjetur një sallë për këtë ekspozitë.
Ajo ka deklaruar ka dëshirë që këtë projekt ta realizojë në Galerinë  Kombëtare të Kosovës.
“Nuk kam gjetur një sallë ekspozite. Desha ta organizoj në Galerinë Kombëtare të Kosovës, por ata kanë disa rregulla të caktuara. Duhet të kem shfaqur punën në 3 shtete të ndryshme më parë. E pyeta një galeri tjetër që duket se është e vetmja, por ata nuk mu përgjigjen. Gjithashtu desha të kem një koncept të veçantë për ekspozitë dhe këtu nuk i kam burimet e mjaftueshme”, ka thënë Aylin.
Karshi kësaj piktorja turke, për realizimin e kësaj ekspozite po e sheh si vend të duhur edhe Tiranën.
“Mendoj se duhet të shkoj për ta organizuar në Tiranë”, ka thënë Aylini.
Për idenë e ralizimit të kësaj ekspozite, Aylini për rtv21.tv ka folur në vitin 2019. Ajo gjithashtu ka treguar se aktualisht është duke punuar në disa krijime emocionale.
“Momentalisht jam duke punuar në disa krijime tjera ku flas më shumë për emocionet e mia”, ka thënë Ayilini.
Piktorja turke për rtv21.tv ka treguar se është një adhuruese e muzikës shqiptare, dhe se deri më tani u ka bërë dhuratë nga një pikturë me portretin e tyre, emrave më të njohur të estradës shqiptare.
Ledri Vula, Elvana Gjata, Capital T, Ermal Fejzullahu, Dafina Zeqiri, Kida, Tayna, Butrint Imeri janë vetëm disa prej artistëve që morën dhuratë pikturë me portretin e tyre nga piktorja turke. /21Media

Back to top button