Elgit Doda publikoi këngën “Fatal Love”

 
Këngëtari Elgit Doda ka publikuar këngën e fundit nga trilogjia e tij që nisi me këngën “Toxic Love”.
“Fatal Love” titullohet kënga e fundit e triologjisë, e cila lansua në Youtube e shoqëruar me videoklip.
Tekstin e ka shkruar Elgit Doda, i cili poashtu e ka bërë edhe muzikën bashkë me Kledi Bahitin. Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Marenglen Boja, ndërsa për videoklipin është përkujdesur “FullMoon Production”.
“Fundi i triologjisë. Po bëhemi gati për një kapitull të ri akoma më të bukur”, ka shkruar këngëtari në Instagram pas publikimit të këngës “Fatal Love”./21Media

Back to top button