Escobar dhe Lajçak nuk u takuan me përfaqësuesit e Luginës (Video)

Arifi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve po rritet, derisa po integrohen në shtetin serb

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të tri komunave në Luginën e Preshevës kanë përsëritur kërkesën për përfshirjen e çështjes së shqiptarëve në procesin e dialogut. Kryetari aktual i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka theksuar se shqiptarëve në këtë rajon po ju mohohen të drejtat dhe ka tërhequr një paralele me të drejtat e serbëve në veriun e Kosovës. Reagimet e përfaqësuesve të shqiptarëve në Luginë pasojnë vizitën e fundit të ndërmjetësve ndërkombëtarë, Escobar e Lajçak në Prishtinë dhe Beograd të cilëve iu është bërë thirrje për vizitë në Luginë./21Media

Back to top button